Vendosni fjalën kyçe....

Bombardimet ukrainase në Belgorod të Rusisë, dy të vdekur dhe dy të plagosur


Dy persona kanë mbetur të vrarë nga bombardimet ukrainase në rajonin e Belgorodit të Rusisë, sipas guvernatorit të rajonit.

Përmes një postimi në platformën “X”, Vyacheslav Gladkov tha se rajoni ishte ‘nën bombardime masive’ që nga mëngjesi i kësaj të mërkure dhe se dy burra kishin vdekur.

Sipas të dhënave paraprake dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime në tru dhe tjetri në fytyrë.