Vendosni fjalën kyçe....

Desada Metaj: Opozita sakrifikoi dy komisione hetimore për shkak të lidhjeve me biznesmenin Allajbeu


Gazetarja Desada Metaj, ka akuzuar opozitën se ka sakrifikuar dy konisione hetinmore për shkak të lidhjeve me biznesmenin Klodian Allajbeu.

Në një status në rrjetet sociale, Metaj shkruan se opozita vendosi që objekt i punës së komisionit hetimor për shëndetësinë të jetë koncensioni i sterilizimit, për të lënë me dashje jashtë shqyrtimit koncesionin e dializës dhe atë të shërbimeve laboratorike që posedohen nga biznesmeni Allajbeu.

 

Statusi:

Opozita e vërtetë, e njëjta që bëri revolucion për komisionet hetimore sot ka vendosur që objekt i punës së komisionit hetimor për shëndetësisë të jetë koncensioni i sterilizimit (për të cilin po heton Spak)dhe ai i check up.

Ndërkohë, Rithemelimi me dashje ka lënë jashtë shqyrtimit dy koncencione të tjera disa milion dollarëshe. Atë të dializës dhe atë të shërbimeve laboratorike. Të dyja i posedon i njëjti person që për”çudi” ka në pronësi dhe Spitalin Amerikan dhe atë Hygea.

Personalisht mendoj ai është më i pafajshmi në këtëhistori. Ku faji është i opozitës së vërtetë. I asaj pjese ndryshon brenda 6 muajve objektin e hetimit tëkomionit që kërkon dhe amniston të preferuarin. Uroj që të paktën ta kenë shitur shtrenjtë këtë preferencë për të kursyer sponsorin kryesor të shfaqjes.