Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka dhënë deklaratë pas takimit me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Ai tha se ata diskutuan para takimeve për dialogun, derisa theksoi se e respektojnë vendimin e BQK-së, mirëpo sipas tij duhet të ndryshohet mënyra e zbatimit, shkruajnë mediat e Kosovës.
“Sapo u takova me zv.kryeministrin Bislimi dhe diskutuam para takimeve për dialogun. Ne e respektojmë vendimin e BQK e cila ka për detyrë që të qeverisë me çështjet monetare të Kosovës. Jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë për popullatën e cënueshme, komunitetin serb të Kosovës. Është më rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit. Bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë. Ka mundësi që të dy palët të ofrojnë zgjidhje se si mund të bëhet kjo”, tha ai para mediave.
“Qeveria është duke punuar në këtë drejtim. Dëshirojmë të jemi konstruktiv”, tha Hovenier.