Kandidati republikan Donald Trump, ka fituar lehtësisht zgjedhjet paraprake në pesë shtete të tjera, ndërkohë që Biden ka bërë të njëjtën gjë, me dyshen që shkon e sigurt drejt përplasjes në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Trump shënoi fitore dërrmuese të martën në Arizona, Florida, Illinois, Kansas dhe Ohio, duke siguruar mbështetjen e të gjithë delegatëve.
Ai u përball me pak kundërshtime pasi të gjithë rivalët e tij të profilit të lartë republikanë, duke përfshirë ish-ambasadoren e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, Guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis dhe biznesmenin Vivek Ramasëamy, tashmë janë larguar nga gara.
Me përjashtim të Haley, e cila ka deklaruar se Trump do duhet ta “fitojë” mbështetjen e votuesve të saj, të gjithë kandidatët e mëparshëm republikanë e kanë mbështetur ish-presidentin.
Trump kishte siguruar tashmë mbështetjen e shumicës së delegatëve javën e kaluar, duke e bërë atë kandidatin e supozuar republikan për votimin e nëntorit.
Biden bëri hapa të ngjashëm në zgjedhjet paraprake demokrate të martën, duke siguruar mbështetjen e të gjithë delegatëve në të njëjtat pesë shtete. Në Florida, ai ishte kandidati i vetëm në fletëvotim.