Vendosni fjalën kyçe....

“A ishin këta more, a ishin të tjerë” – Basha shigjeton marrëveshjen Rama-Berisha


Kreu i PD-së zyrtare Basha shigjetoi marrëveshjen PS-Rithemelim.

Gjatë fjalës së shkurtër në Kuvend ai tha se çmimi që kanë paguar shqiptarët në gjashtë muajt e kaosit është shumë i madh dhe shkon përtej financave.

Basha bëri thirrje për miratimin sa më shpejt të Komisionit të Reformës Zgjedhore e nisjen e punës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

“Tek sheh këtë seancë harron gjashtë muaj, një të tetën e kësaj legjislature të kaluar si kaloi. Pyetja  e parë që del është; A ishin këta more, a ishin të tjerë? Për shqiptarët rëndësi ka një parlament funksional. Pyetja është çfarë çmimi paguan shqiptarët për të arritur deri këtu. Këtë vit 7 miliardë euro do dalin nga xhepat e shqiptarëve, çfarë do marrin dhe pse s’do marrin pensionistët, pronarët, fermerët. Këtë nuk patëm rastin ta mësojmë. Ligji për komisionet hetimore u ndryshua duke sjellë një precedent të paparë. Dëmi më i madh është ai që nuk duket. Pas një viti vendi do shkojë në zgjedhje. Kodi Zgjedhor është sakrifica më e madhe, flijimi më i madh i këtij denormalizimi e normalizimi. Hiqni dorë nga interesat personale dhe jepuni shqiptarëe një komision të reformës zgjedhore dhe mos përsërisni skandalin e vitit 2008. Thirrja ime është të shprehemi me zë dhe votë për diçka që çdokush i dhimbset në vend, që shqetësohet për fatin e demokracisë. Reformë zgjedhore për qytetarët dhe jo politikën.” – tha Basha.