Vendosni fjalën kyçe....

Balluku i përgjigjet opozitës: Porti i Durrësit mbi 1.2 miliardë euro të ardhura, i Porto Romanos i një rëndësie tejet të veçantë


Ministrja e Infrastrukturës Balluku iu përgjigj sot akuzave të opozitë slidhur me portin turistik të Durrësit dhe atë tregtar-ushtarak të Porto Romanos.

Ministrja tha se porti i Porto Romanos është i një rëndësie të veçantë pasi do ketë edhe qëllime ushtarake si pjesë e detyrimeve të Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe për këtë arsye nuk mund të ndërtohet me koncesion pasi është aset kombëtar.

Lidhur me portin turistik në qytetin e Durrësit, Balluku tha se ai do jetë ndër portet turistike më të mëdha në Mesdhe dhe do sjellë të ardhura mbi 1.2 miliardë euro nga taksat e dividentët.

“Porti i Durrësit është ndër projektet më të mëdha. E para e punës, zanafilla e ndërtimit të Porto Romanos si zonë industriale nis në vitin 2009 nga qeveria juaj. Me vendim të ish-kryeministrit Berisha u vendos krijimi i një pjesë industriale për trajtimin e likuideve. Siç kemi sot dy koncesione në Porto Romano që përpunojnë likuide. Plani i parë zhvillimor i zonës daton në vitet 2009-2010. Ju e keni dizenjuar Porto Romanon si zonë industriale-detare. Porto Romano është përcaktuar si zonë e rëndësishme për ushtrinë shqiptare. Nga 390 milionë euro, 175 janë të dedikuara për punime në infrastrukurë parësore detare, punime në kanalin hyrës, basenin dhe dallgëkthyesin. Ato do i shërbejnë edhe portit milrar që do ngrihet në zonë. Është përgjegjësi e jona si pjesë e aleancës. Nuk mund të ndërtohet me PPP pasi është asset i veçantë kombëtar. Për sa i përkjet zhvendosjes së Portit të Durrësit në Porto Romano. Ky është projekti më transparent dhemëid etajuar që Shqipëria ka bërë në pluralizëm apsi gjithçka janë bërë përmes garave ndërkombëtare. Këtu bëhet fjalë për dy porte. Njëri turistik dhe një port tregtar dhe militar në Porto Romano. Nuk bëhet fjalë për mbyllje të njërit port dhe hapjen e një tjetri. Në portin turistik qeveria shqiptare ka 30%të aksioneve. Do jetë një nga portet turistike më të mëdha të Mesdheut. Do kjetë 280 milioën euro nga Marina e Durrësit si divident. Do ketë mbi 1 miliard eurto të ardhura nga taksat.” – tha Balluku.