Nënkryetari i Rithemelimit Bardhi shigjetoi kreun e PD-së zyrtare Basha për Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Ai tha se Basha dhe përfaqësuesit e tij nuk u mblodhën në 22 muaj asnjë ditë për reformën zgjedhore dhe dy muajt e fundit kanë bërë sikur kanë punuar për t’u hedhur hi syve shqiptarëve.
“Nuk kemi vendosur paqe se nuk kemi qenë në luftë. Kemi qenë në dy qëndrime të ndryshme. Ju në krahun e shkeljes së Kushtetutës në një tentative për të agjësuar opozitën në Kuvend dhe opozita në krah të Kushtetutës në mbrojtje të të drejtave të saj që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik. Kmei qenë dhe jemi të interesuar për parlament normal. Koha kur opozita digjte mandatet dhe ju shkonte mbrapa juve është e shkuar në grupin parlamentar demokrat. Në skadim të këtij komisioni të turpshëm që për 22 muaj nuk bënë asnjë mbledhje dhe për 2 muaj bënë sikur punuan për t’u hedhur sy shqiptarëve duhet të mbahen përgjëgjës secilin prej tyre. Na duhet një reformë e plotë zgjedhore në interes të shqiptarëve.” – tha Bardhi.