Vendosni fjalën kyçe....

“Butrinti”/ Ina Zhupa: Presim drejtësi nga Gjykata Kushtetuese


Deputetja Ina Zhupa, pak para nisjes së seancës parlamentare, foli në lidhje me Butrintin.

Ajo u shpreh se presin drejtësi nga Gjykata Kushtetuese.

Ajo u shpreh se qeveria duhet ti kushtojë me shumë rëndësi qëndrimeve të OKB dhe UNESCO.

“Qeveria shqiptare pasi e fshehu u përpoq që ta zhvleftësonte këtë gjë, pasi tha se Unesco s’ka rëndësi për Shqipërinë. Unë nuk e kuptoj se një qeveri të mbajë qëndrim që OKB apo fondet e UNESCO-s nuk kanë rëndësi. Kjo tregon se ata janë të zhytur thellë në këtë shkelje. 

Kuvendi ka sjellë në gjykatën kushtetuese copy paste paragrafët e koncensionarit. Ata sollën modelin që Klodian Zoto shkruante ato e-mailet nga zyra e tij dhe ia çonin Kuvendit për çështjen e inceneratorëve. Sot presim drejtësi nga Kushtetuesja. Sot në orën 3 e 30 me orën amerikane në New York një protestë për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore.”, tha ajo.