Vendosni fjalën kyçe....

Disa ambasadorë shkojnë në Parlament, do ndjekin seancën


Ambasadori i Gjermanisë Karl Bregner, zv.ambasadorja e Britanisë dhe ambasadori i Bullgarisë Ivaylo Ivanov, kanë shkuar sot në parlament për seancën plenare.

Pas marrëveshjes PS-Rithemelimi, pritet që pas shumë muajsh tension e kaos, Kuvendi t’i kthehet normalitetit.

Marrëveshja është denoncuar nga PD-ja e Bashës, i cili ka deklaruar se Rithemelimi e shiti revolucionin për dy komisione hetimore dhe se Rama e Berisha janë bashkë për të mbajtur monopolin politik.