Vendosni fjalën kyçe....

Hetimi për korrupsion, policia spanjolle bastis zyrat e Federatës së Futbollit


Policia spanjolle bastisi selinë e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe disa zyra të tjera të mërkurën si pjesë e një hetimi për korrupsion.

E përditshmja spanjolle El Pais raporton se 11 pikat kus janë kryerkontrolle përfshijnë shtëpinë e ish-presidentit të federatës Luis Rubiales në Granada.

Vitin e kaluar, Rubiales zyri faqet e para të mediave ndërkombëtare për puthjen e lojtares Jennifer Hermoso në buzë pasi ekipi i femrave të Spanjës fitoi Kupën e Botës. Ai po përballet me gjyq për sulm seksual dhe detyrim.

Me rastin më të fundit, Rubiales është planifikuar gjithashtu të arrestohet në Spanjë, sipas La Vanguardia. Megjithatë, raportet e mediave thonë se ai tani për tani ndodhet në Republikën Domenikane.

Disa të tjerë janë arrestuar si pjesë e hetimit, përfshirë këshilltarin ligjor të Rubiales, Tomas Gonzalez Cueto, sipas agjencisë spanjolle të lajmeve EFE.

Mediat vendase raportojnë se bastisjet dhe arrestimet kanë të bëjnë me kontrata të parregullta futbolli, duke përfshirë çuarjen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

Autoritetet kanë zbuluar gjithashtu pagesa të tjera të parregullta që mund të konsiderohen si korrupsion.