Vendosni fjalën kyçe....

“Kërkoj ndjesë sot si kryetar i PD-së për ndryshimet kushetuese të vitit 2008” – Basha


Kreu i PD-së zyrtare Basha iu përgjigj Gazment Bardhit lidhur me Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Ai tha se përkundër pretendimeve të Bardhit se nuk është bërë asnjë punë në dy vjet, PD-ja i ka bërë propozimet e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Basha gjithashtu kërkoi ndjesë për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

“Pas gjashtë muajsh sot duhet të kishit guxim dhe të shpreheshit me poo se jo të qartë. Jo të bënit lojëra. Ato nuk pinë më ujë. Shqiptarë duhet të dinë çfarë qëndrimi keni ju për propozimet tona. Dhe jo të gënjëhen se nuk ka produkt, sepse produkti është aty. Në dhjetor 2022 paketën e parë, në nëntor 2023 paketën e dytë. Kundër vjedhjes së votës, kundër përdorimit të administratës shtetërore. Po nuk doni të bëni transparencë për listat e hapura, votën e diasporës dhe Shqipëria një zonë zgjedhore. Ajo që doni t’u fshihni shqiptarëve është pazari i heshtur, i interesave të ngushta për t’u mbëërthyer pas karrigeve, me servilizimin ndaj kryetarit pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Ka të drejta ministrja Spiropali që s’e kemi ngritur zërin atëherë. Duhet të kemi sinqeritet. Kam kërkuar ndjesë, edhe pse atëherë përgjegjësitë i kisha të tjera. Por kërkoj ndjesë sot edhe si kryetar i PD-së.” – tha Basha.