Vendosni fjalën kyçe....

Krahas Ahmetajt, SPAK merr të pandehur dhe ish gruan e tij


Report TV mëson se e pandehur do të merret dhe ish bashkëshortja e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Mësohet se fletëthirrja për tu paraqitur që ti komunikohet akuza në SPAK i është dërguar edhe Albina Mançka.

Ende nuk dihet akuza që do ti komunikohet, teksa emri i saj zë vend të konsiderueshëm në dosjen hetimore të SPAK sa i takon pasurisë tjetërsimit të pronave apo faturave të majme të pajustifikuara për investime në apartamente dhe vilën në Palasë.