Vendosni fjalën kyçe....

Neuralink shfaq pacientin e parë me çip në tru që luan shah në internet ( video)


Kompania amerikane e neuroteknologjisë e themeluar nga Elon Musk, Neuralink njoftoi se personi të cilit i është implantuar një çip në tru, luan shah me anë të mendimeve të tij,

Pacienti Noland Arbaugh,29-vjeç i cili ishte i paralizuar në anën  e poshtme të shpatullës pas një aksidenti zhytjeje, ka mundur të luaj shah me anë të  laptopin e tij dhe lëvizi mausin duke përdorur pajisjen Neuralink. 

Implanti synon t’u mundësojë njerëzve të kontrollojnë kursorin ose tastierën e kompjuterit duke përdorur vetëm mendimet e tyre.

Nëpërmjet një implanti ttë marrë në janar Arbaugh arriti të kontrollonte një mi kompjuterik duke përdorur mendimet e tij, tha Musk muajin e kaluar. 

‘Kirurgjia ishte shumë e lehtë,’ tha Arbaugh në videon e transmetuar në platformën e mediave sociale të Musk X, duke iu referuar procedurës së implantimit. 

“Unë dola nga spitali një ditë më vonë pas vendosjes së implantimit”, u shpreh pacienti.

“Neuralink më dhatë mundësinë për ta bërë këtë përsëri dhe për të luajtur shah për  8 orë rresht”, tha me tej pacienti.

Në vitin 2016, Musk bashkëthemeloi kompaninë Neuralink për të integruar trurin e njeriut me inteligjencën artificiale (AI), duke krijuar pajisje të ngulitura në tru për të lehtësuar bashkimin e trurit me pajisjet.

Në faqen e internetit të kompanisë thuhet se ata po ndërtojnë pajisje që kanë potencialin për të ndihmuar njerëzit me paralizë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters