Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në orën 20:45 kundër Kilit në Parma. Ndeshja është miqësorja e parë këtë mars, teksa më 25 në program është një tjetër sfidë miqësore, ajo kundër Suedisë në Stockholm.
Shqipëria e Sylvinhos vjen në këtë duel me kokën lart, ku pas një kualifikimi të merituar në Euro 2024 prej afro një viti nuk njeh humbje. Disfata e fundit e kuqezinjve daton më 27 marsin e vitit të shkuar, kur për ndeshjen e dytë në Grupin E kualifikues të Euro 2024, Polonia na mposhtet 1-0 në Varshavë.
Prej asaj kohe kuqezinjtë kanë dhuruar spektakël në fushë, duke u kualifikuar për në “Gjermani 2024” si të parët në grup. Në miqësoren me Kilin kuqezinjtë vijnë pas 5 fitoreve dhe 3 barazimeve në tetë ndeshjet e fundit.
Braziliani i stolit ka ndërtuar një ekip shumë të balancuar, një skuadër që në këto tetë ndeshje ka shënuar 14 gola dhe kanë pësuar vetëm 3.