Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Të largohet Rama, t’i hapet rruga qeverisë teknike


Sekretari i Përgjithshëm i PD së Rithemelimit, Flamur Noka tha se duhet të largohet Rama dhe t’i hapet rruga qeverisë teknike.

Nga takimi me demokratët e Hasit, Noka u shpreh se të gjithë demokratët janë zgjuar dhe ndodhen në këmbë.

“Ka vetëm një rrugë që shqiptarëve tu kthehet paqja: Të largohet Edi Rama si shkaktari i çdo të keqeje në Shqipëri dhe në këtë vend dhe ti hapet rruga një qeverie teknike, e cila të ketë vetëm një mision, vota e lirë e shqiptarëve.

Vota e lirë është ajo fuqia që në duart tuaja do të bëjë ndryshimin.

Vota e lirë është ajo që do të çlirojë energjinë njerëzore këtu në Has, siç e çliruat në 14 maj, por në të gjithë Shqipërinë dhe do të mundësojë që në Shqipëri të kthehet shpresa dhe ndryshimi të bëhet realitet.

Misioni ynë dhe i PD-së është qeveri teknike që të kthejmë shenjtërinë e votës, të kthejmë shpresën, që të kthejmë lirinë në këtë vend dhe që të mundësojmë që Shqipëria të mos udhëtojë drejt asgjëkundit, siç e ka nisur Edi Rama, por të rrugëtojë e lirë dhe e paqtë drejt Europës, ëndërr e kahershme e jona”, tha Noka.