Vendosni fjalën kyçe....

Përpëlitjet e Edi Ramës për shpopullimin


Nga Arlind Qori

“Nëse ky është një vend nga ku të gjithë duan të ikin, nuk e kuptoj pse 10 milionë turistë duan të vinë.” – cit. Edi Rama.

Ja ta shpjegoj unë:

Sepse shqiptarët duan punë gjithë vitin, jo vetëm në korrik dhe gusht.

Sepse duan të paguhen mirë, jo të rrojnë nga bakshishi.

Sepse duan të trajtohen në punë si njerëz, jo si peonë.

Sepse duan të shkollohen e të ecin përpara në jetë, jo të puthin duart e patronazhistit që ndan vendet e punës.

Sepse duan të shkojnë në spital pa kaluar më parë nga bankomati.

Se duan t’i nxjerrin fëmijët të luajnë në parqe, jo t’i zërë azma nga pluhuri.

Sepse duan shtet të së drejtës, jo xhungël gangsterësh me pushtet.

Ja pra që turizmi nuk mjafton. Madje në mënyrën e mbrapshtë e të paqëndrueshme si po zhvillohet, ky lloj turizmi është faktor dhe simptomë e arratisjes së shqiptarëve.

Ky proces do të vazhdojë derisa zotrote dhe sivëllezërit e tu të dilni shkelmathi prej zyrave dhe të përballeni me drejtësinë.