Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i OBSH-së: Më shumë kalime tokësore në Gaza, e vetmja mënyrë për të parandaluar urinë


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se uria në Gaza mund të parandalohet vetëm duke hapur më shumë vendkalime tokësore.

“Përpjekjet e fundit për të ofruar ushqim nga ajri dhe deti janë të mirëseardhura. Por vetëm zgjerimi i vendkalimeve tokësore do të mundësojë dërgesa në shkallë të gjerë për të parandaluar urinë”, tha të enjten Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruan CNN.

Shefi i OBSH-së tha gjithashtu se deri në 16% e fëmijëve nën moshën 5 vjeç në Gazën veriore tani janë të kequshqyer dhe se fëmijët po vdisnin “nga efektet e kombinuara të kequshqyerjes dhe sëmundjeve dhe mungesës së ujit dhe kanalizimeve të mjaftueshme”.

“Pothuajse të gjitha familjet tashmë po anashkalojnë vaktet çdo ditë. Dhe të rriturit po reduktojnë vaktet e tyre, kështu që fëmijët mund të hanë,” shtoi ai.