Vendosni fjalën kyçe....

Videolojërat e kompjuteri mund të shkaktojnë mosfunksionim erektil e impotencë – Studimi


Një studim i ri ka zbuluar se përdorimi i zgjatur i kompjuterit trefishon rrezikun e një mashkulli për të zhvilluar mosfunksionim erektil. Koha afatgjatë para ekranit, shpjeguan studiuesit, mund të ulë prodhimin e spermës së meshkujve dhe përfundimisht të shkaktojë impotencë.

Pas analizimit të të dhënave nga më shumë se 220,000 burra të moshës nga 40 deri në 69 vjeç, shkencëtarët kinezë zbuluan se për çdo 1.2 orë shtesë të kaluar duke përdorur një kompjuter, mundësitë e një burri për të përjetuar mosfunksionim erektil rriteshin me 3.57 herë.

Studimi, i botuar në revistën “Andrology” të mërkurën, synoi të shihte nëse lloje të ndryshme të “veprimtarisë ulur” ndikonin në funksionin erektil të meshkujve. Megjithatë, ata nuk gjetën “asnjë provë” që të sugjeronte se shikimi i televizorit ose drejtimi i një makine për të njëjtën kohë kishte të njëjtin efekt.

Shkencëtarët nuk kanë ekzaminuar efektin e përdorimit të kompjuterit tek meshkujt më të rinj se 40 vjeç, të cilët kanë shumë më tepër gjasa të kalojnë periudha të gjata duke luajtur videolojëra ose duke përdorur mediat sociale.

Ndërsa studiuesit nuk zbuluan saktësisht se si kompjuterët ndikojnë në funksionin erektil, ata zbuluan se meshkujt që kalojnë më shumë kohë para ekranit shfaqën nivele më të larta të hormonit stimulues të folikulit (FSH), i cili prodhohet nga gjëndrra e hipofizës së trurit.

Nivelet më të ulëta të FSH shkaktojnë një rënie në prodhimin e spermës dhe gjithashtu mund të shkaktojnë mosfunksionim erektil, teorizuan ata.

Për ata që vuajnë nga moskfunksionimi erektil i shkaktuar nga kompjuteri, shkencëtarët vunë në dukje se “veprimtaria fizike e moderuar mund të ndihmojë në korrigjimin e mosfunksionimit”.

Përveç efekteve të tyre të dukshme të uljes së libidos, videolojërat janë fajësuar për të gjitha llojet e sëmundjeve sociale në Kinë.

Pekini kohët e fundit prezantoi rregulla të reja që synojnë uljen e shpenzimeve “irracionale” për lojëra, dy vjet pasi rregullatorët kinezë ndaluan fëmijët nën 18 vjeç të luanin lojëra online për më shumë se tre orë në javë në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e varësisë nga lojërat.