20 minuta pas fillimit të ndeshjes Kili shënon ndaj Shqipërisë.
Pas një topi në zonë, Davila ul sferën me dorë për Vargas i cili gjuan dhe shënon.
Kuqezinjtë protestojnë por gjyqtari bën shenjë nga qendra.
Kjo është miqësorja e parë e kombëtares për këtë vit.
Trajneri Silvinjo ka vendosur që në këtë ndeshje t’u besojë kryesisht lojtarëve me të cilët përballoi kualifikueset, me lëvizje të vogla në rreshtim.
Por aty bie në sy aktivizimi i Rei Manajt nga minuta e parë në një test që do të jetë i rëndësishëm për të parë se si do të përshtatet ai në skemat e kuqezinjve.