Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu pas takimit me Blinken-in: E nevojshme të hyjmë në Rafah edhe sikur SHBA-ja mos na mbështesë


Anthony Blinken u takua me kryeministrin Netanyahu ditën e sotme në Izrael. Menjëherë pas takimit, kryeministri izraelit deklaroi se me apo pa mbështetjen e SHBA ushtria do të hyjë në Rafah.

‘I thashë Blinken se nuk ka asnjë mënyrë për të mposhtur Hamasin pa shkuar në Rafah dhe pa eleminuar pjesën tjetër të batalioneve. Dhe i thashë se shpresoj të bëjmë këtë gjë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por nëse është e nevojshme do ta bëjmë vetëm’, tha Netanyahu.

Nga ana tjetër, Netanyahu vlerësoi faktin që SHBA ka luftuar krah Izraelit kundër Hamasit për 5 muaj. Ai gjithashtu shtoi nevojën për evakuimin e civilëve dhe përkujdesjen për ndihmat humanitare.