Studiuesit zbuluan të mërkurën një kafkë fosile të një delfini e cila i përket një periudhe 16 milionë vjeçare, që dikur notonte në ujërat që tani i përkasin Amazon, dhe gjithashtu një tjetër delfini ngjashëm me të gjendet në lumin Gange të Indisë.
Një paleontologu tha se kafka i përkiste delfinit më të madh që mendohet se ka banuar ndonjëherë në ujërat e Amerikës së Jugut, me gjatësi 3 deri në 3.5 metra dhe konsiderohet një qenie mitologjike peruane.
“Ky delfin është i lidhur me delfinin e lumit Gange në Indi”, tha Salas, duke shtuar se ai i gjetur në Peru është shumë më i madh se delfinët e tjerë të ngjashëm me të që gjenden në Azi.
Paraardhësit e të dy delfinëve kanë jetuar më parë në oqean, tha Salas.
“Kjo i lejoi ata të pushtonin hapësira të mëdha oqeanike pranë brigjeve të Indisë dhe Amerikës së Jugut. Këto kafshë jetonin në mjediset e ujërave të ëmbla si në Amazon ashtu edhe në Indi. Në Amazonë ato u zhdukën por në Indi ata mbijetuan”, shtoi Salas.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters