Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Jorgo Goros, reagon Bardhi: Duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra


Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me arrestimin e kreut të bashkisë Himarë Jorgo Goro.

Me një postim në “X”, Bardhi tha se ky arrestim duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve  Edi Ramës.

Bardhi tha se Goro duhet të shkarkohet menjëherë nga Rama.

 

Postimi:

Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve  Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra.