Ish-kryeministri Berisha ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Ai ndodhet në arrest me burg që prej 30 dhjetorit 2023 pasi po hetohet për “Dosjen Partizani”.
Avokatët e Berishës kanë deklaruar se shtyrjet e seancave dhe lënia në arrest shtëpie e kreut të Rithemelimit bëhet me qëllim për t’i djegur mandatin e deputetit.
Po kështu Gjokutaj ka pohuar se prokurorët e çështjes dhe gjyqtarja Irena Gjoka veprojnë me urdhër të kryeministrit Rama.