Vendosni fjalën kyçe....

Vdes 77-vjeçari në Shkodër, dyshohet se rrëshqiti në lumin Buna teksa po hidhte mbeturinat


Një 77-vjeçar, banues në Dajç, ka humbur jetën aksidentalisht në Shkodër, pasi dyshohet se ka rrëshqitur në lumin Buna teksa po hidhte mbeturinat.

Trupi i pajet i Pjetër Gjonit, është gjetur rreth orës 15:30, dhe dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina, dhe është mbytur.

‘Rreth orës 15:30, në bregun e lumit Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Dajç, i cili dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina, dhe është mbytur.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.’- njofton policia.