Vendosni fjalën kyçe....

Gjobiten 9306 drejtues mjetesh brenda një jave në Tiranë, ‘ndëshkohen’ edhe 44 këmbësorë


Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë ka njoftuar se gjate një jave në qytet janë arrestuar dhe janë vënë nën hetim në gjedje të lirë 11 persona.

Shkeljet në qarkullimin rrugor lidhen me drejtimin e mjetit nën e efektit e alkoolit dhe qarkullim i mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu në njoftim thuhet se janë vendosur  9306 masa administrative dhe janë gjobitur 44 këmbësor për mos respektim të vijave të bardha.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar në flagrancë dhe proceduar në gjendje të lirë 11 persona, për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si drejtim mjeti në efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, etj.

Janë vendorur 9306 masa administrative, disa prej tyre: 

– Xhama të zinj: 154 masa

– Shpejtësi mbi normat e lejuara: 513 masa

– Parakalime të gabuara: 284 masa

– Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 389 masa

– Mos vendosje e rripit të sigurimit: 411 masa

– Mos vendosje e kaskës mbrojtëse: 168 masa

– Mosdhënie përparësie këmbësorëve: 570 masa

– Mosrespektim i tabelës “Stop”: 31 masa

– Sjellja e këmbësorve në rrugë: 44 masa

– Qëndrim i gabuar: 5,854 masa

– Të ndryshme: 888 masa

– Pezullime të lejeve dhe konvertime: 37 masa

– Nën ndikimin e alkoolit: 8 raste

– Kufizimet e shpejtësisë: 21 raste

– Shkelje të tjera rrugore: 6 raste

– Automjete të bllokuara: 8 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime ng Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë, njofton policia.