Vendosni fjalën kyçe....

Ishin rrëmbyer nga bandat, lirohen më shumë se 280 nxënës në Nigeri 


Më shumë se 280 nxënës ishin rrëmbyer  nga disa sulmues të armatosur në veriperëndim të Nigerisë, më herët gjatë këtij muaji, janë liruar të dielën dhe atyre nuk është shkaktuar ndonjë dëm, kanë thënë zyrtarë shtetërorë dhe ata ushtarakë.

Rrëmbimi në Kuriga dhe Kaduna, më 7 mars, kanë qenë ndër më të mëdhatë në vjetët e fundit dhe kanë nxitur zemërim kombëtar si dhe ndjenjën e pasigurisë.

Mësuesit dhe banorët patën thënë që rreth 280 nxënës janë rrëmbyer, ndërsa ushtria ka thënë fillimisht se 137 nxënës janë liruar.

“Pengjet e liruara, 137, janë 76 vajza dhe 61 djem. Ata janë shpëtuar në shtetin Zamfara dhe do t’i dorëzohen Qeverisë në Kaduna për veprime të mëtejme”, ka thënë zëdhënësi ushtarak, Edward Buba.

Më vonë janë liruar edhe nxënësit tjerë.

Mediat kanë thënë se nxënësit e rrëmbyer janë të moshës prej tetë deri në 15 vjec.

Bandat e kriminelëve janë fajësuar për rrëmbimet.

Ato vazhdimisht i kanë cak komunitetet në Nigeri, plaçkitin fshatrat dhe kryejnë rrëmbime masive.

Familjarët kanë thënë se kidnapuesit kanë kërkuar shumë para në këmbim të fëmijëve, mirëpo presidenti i shtetit Bola Ahmed Tinubu ka urdhëruar që të mos kryehen pagesa.

Viktimat e rrëmbimit në Nigeri zakonisht lirohen pas negociatave me autoritetet.

Një ligj i vitit 2022 e ka ndaluar që kidnapuesit të paguhen në këmbim të personave të rrëmbyer, dhe autoritetet mohojnë se bëjnë pagesa të tilla në mënyrë të jashtëligjshme.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e REL