Vendosni fjalën kyçe....

Ishte shpallur në kërkim për falsifikim, arrestohet në Kakavijë 58-vjeçari


Policia ka arrestuar në Kakavijë 58-vjeçarin Alfred Lelaj, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet.

Arrestimi u bë pasi Lelaj ishte dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Kërkimi për Lelaj ishte aktivizuar për shkak të dënimit të tij nga gjykata për këto vepra penale. Pas arrestimit, pritet që ai të përballet me drejtësinë dhe të përballet me përgjegjësinë për veprat penale për të cilat është dënuar.

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kufitare të PKK Kakavije dhe specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, për një shtetas të shpallur në kërkim, në hyrje të Shqipërisë, u ndalua shtetasi Alfred Lelaj, 58 vjeç.

58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumeteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.