Vendosni fjalën kyçe....

Me ‘prekjen e Romarios’ – Kush është ylli më i ri Brazilit që bëri historinë në Uembli


Nga Pele te Ronaldo, Neymar te Vinicius Jr, Brazili ka prodhuar gjithnjë superyje adoleshentë gjatë viteve – dhe tani mund të kemi më të riun në skenën e futbollit.

Endrick, adoleshenti që nisi nga pankina të shtunën për të shënuar në fitoren e Brazilin kundër Anglisë dhe u bë golashënuesi më i ri për kombëtaren e tij me vetëm 17 vjet e 246 ditë. Ai është gjithashtu lojtari më i ri që ka shënuar për Brazilin që nga Ronaldo në 1994.

Ndikimi i tij i menjëhershëm tashmë ka bërë që të krahasohet me një tjetër legjendë braziliane.

“Unë mendoj se ai ngjan pak me Romarion. Forma e trupit, mënyra se si ai e gjuan topin. Dhe gëzimi në fytyrën e tij. I jashtëzakonshëm”, – tha ish-mesfushori i Anglisë Joe Cole për Channel 4.

Endrick – emri i plotë Endrick Felipe Moreira de Sousa – iu bashkua ekipit të të rinjve Palmeiras në moshën 11 vjeçare.

Ai së pari tërhoqi vëmendjen e skautëve ndërkombëtarë kur ndihmoi Brazilin të fitonte turneun Montaigu nën-16 vjeç në Francë në prill 2022, duke përfunduar golashënuesi më i mirë me pesë gola.

Ai bëri debutimin e tij për Palmeiras në tetor të atij viti, në të njëjtin muaj që prindërit e tij vizituan terrenin stërvitor të Chelseas. Por kur klubi i Premierligës nuk mundi të binte dakord për një marrëveshje, ndërhyri Real Madridi.

Endrick do të transferohet në Spanjë kur të mbushë 18 vjeç këtë korrik dhe do të formojë një linjë të frikshme përpara së bashku me bashkëlojtarët e Brazilit Vinicius Jr dhe Rodrygo, Jude Bellingham të Anglisë dhe ndoshta francezin Kylian Mbappe nëse zyrtarizohet.