Vendosni fjalën kyçe....

Albana Fico largohet nga drejtimi i QSUT-së


Albana Fico është larguar nga drejtimi i QSUT-së.

Arsyet e largimit nuk dihen ende. Fico e mbante këtë post prej 3 vitesh.

Ajo u emërua në krye të QSUT-së në dhjetor 2021 duke zëvendësuar Enkelejd Jotin.

Largimi i saj vjen pak javë pas zjarrit në urgjencën e re në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Urgjenca është jashtë funksionit që prej 11 shkurtit.