Vendosni fjalën kyçe....

Alma Cani drejtoresha e re e QSUT, Koçiu: Do të sjellë energji të reja drejt objektivit tonë të Autonomisë Spitalore


Ministrja e shëndetësisë, Albana Koçiu ka prezantuar ditën e sotme drejtoreshën e re të QSUT-së, Alma Cani, e cila u emërua në këë detyrë pas largimit të Albana Fiços.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja shkruan se është besimplotë që drejtimi i QSUT nga Cani do të sjellë energji të reja në vijimin e transformimit të kësaj qendre spitalore drejt objektivit tonë të Autonomisë Spitalore.

Ajo po ashtu falenderon Ficon, e cila prej dy vitesh e ka drejtuar me shumë përkushtim qendrën më të madhe spitalore në vend.

Reagimi i plotë:

Nga dita e sotme, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të drejtohet nga Prof. Alma Cani, e cila deri më tani mbante pozicionin e nëndrejtoreshës në Spitalin Rajonal “Shefqet Ndroqi”.

Jam besimplotë që drejtimi i QSUNT nga doktoreshë Cani do të sjellë energji të reja në vijimin e transformimit të kësaj qendre spitalore drejt objektivit tonë të Autonomisë Spitalore.

E falendërova Prof. Albana Ficon e cila prej dy vitesh e ka drejtuar me shumë përkushtim qendrën më të madhe spitalore në vend mes sfidave dhe arritjeve.

Mirënjohje