Vendosni fjalën kyçe....

Desada Metaj: Rilindja dhe Rithemelimi kanë ndarë rolet, njëri mbron Vilmën, tjetri Allajbeun


Gazetarja Desada Metaj ka denoncuar PS-në dhe Rithemelimin se me marrëveshjen për ngritjen e komisionet hetimore, kanë ndarë rolet për të mbrojtur biznesmenët Vilma Nushi e Klodian Allajbeu.

Ajo shkruan se ndërsa Rilindja do mbrojë interesat e ish-ministrit Ilir Beqja dhe Vilma Nushit për koncesionet e sterlizimit e check-up, Rithemelimi, do mbrojë interesat e kreut të Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu për koncesionin e dializës.

Ajo thekson se PS e Rithemelimi i detyrohen publikut shpjegim për çdo aferë ku preken fondet publike ndërsa shigjeton kreun e Rithemelimit Berisha, që nuk lë rast pa denoncuar koncesionet e PPP-të e qeverisë Rama.

Nisi sot punën komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi. Pas marrëveshjes PS-Rithemelim detyrat janë ndarë:

PS mbron interesat e Ilir Beqes për stërilizimin dhe Vilma Nushit për chek-up. Rithemelimi (bashkë me PS) mbrojnë interesat e Klodian Allajbeut për koncesionet e dializës dhe pajisjeve laboratorike. Dhe këtë e bëjnë duke tërhequr nga objekti i këtij komisioni këto dy koncesione.

Të dy palët në komisionin hetimor të shëndetësisë i detyrohen publikut t’i thonë nëse koncesioni i dializës dhe pajijseve laboratorike janë të rregullta apo abuzive. Por kjo ka pak gjasë të ndodhë. Ajo që ndodh në të tilla raste është heshtja e të gjithë kahëve të politikës për interesa të njohura. Heshtje që ia mbajnë ison dhe pjesa më e madhe e atyre që zakonisht denoncojnë vjedhjet e kësaj qeverie me koncesionet apo PPP. Në fakt çdo abuzim me fondet publike duhet denoncuar dhe marrë vëmendjen që meriton. Përndryshe seleksionimi ka një emër që zakonisht nuk lë as përshtypje dhe as shije të mirë!” – shkruan Metaj në Facebook.