Vendosni fjalën kyçe....

I vihet tritol banesës së 62-vjeçares në Shkodër


Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Shkodër orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tom Kola” ndërsa autori i dyshuar ka qenë i maskuar e me motor.

Banesa ndaj së cilës është vendosur tritoli është në pronësi të 62-vjeçares Frida Sala.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Njoftimi

“Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases Frida Sala, 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”