Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me mjete të forta polici në Shkodër


Një ngjarje ka ndodhur në Shkodër ku efektivi i policisë Admir Okaj është qëlluar me mjete të forta në kokë, në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, dhe dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt i çastit.

Okaj, i cili ishte jashtë orarit zyrtar të punës në momentin e ngjarjes, ka mbetur jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është dërguar për mjekim në spitalin e Shkodrës. Pas trajtimit, ai ka dhënë dëshmi për policinë.

Efektivi Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër dhe prej disa kohësh ka shërbyer në qarkun e Elbasanit. P

Policia është duke hetuar ngjarjen dhe efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth për të zbuluar arsyet e kësaj ngjarjeje të pazakontë. Situata mbetet e pazbardhur deri në këtë moment.