Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e efektivit në Shkodër, policia: U konfliktua me fqinjin, arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme


 

Policia ka dhënë detaje mbi plagosjen me fjete të forta të efektivit të policisë.

Policia bën me dije se efektivi ka qenë jashtë orarit të punës dhe është konfliktuar me fqinjin e tij.

Efektivi Admir Okaj është plagosur nga fqinji me iniciale O.G i cili është në kërkim nga policia.

Gjatë konfliktit në mënyrë të pavullnetshme është shkrepur arma e efektivit por pa shkaktuar dëmtime.

“Rreth orës 15:45, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit”-njofton policia.