Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria humbet miqësoren me Suedinë, trajneri Sylvinho : I trishtuar për rezultatin, por lojtarët luajtën me zemër


Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho pas ndeshjes miqësore ndaj Suedisë, takim i humbur 1-0, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Lojtarët janë pak në ankth pasi 23 prej tyre do të shkojnë në Europian. Kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë, duke u kualifikuar me ndeshje të mira. Duhet të jemi të kënaqur e të lumtur që jemi kualifkuar në Europian. Asani dhe Bajrami kishin një rol të dyfishtë nga krahët. Kjo skuadër është e re, lojtarë si Asllani, Mitaj që po marrin eksperiencë. Ne e pamë që Muçi mund të bënte më shumë ,të ishte një sulmues në këtë rast. Kemi edhe lojtarë të rinj si Muçolli e Hoha që janë në fillimet e tyre e mund të japin shumë për Kombëtaren.

Ky është momenti për të vlerësuar lojtarët, rezultati është i rëndësihëm, por jo më i rëndësishmi. Sot bëmë një tjetër paraqitje nga ajo me Kilin. Mund ta kishim merituar fitoren. Sot provuam diçka ndryshe për të arritur te goli. Kishim shpejtësinë e Brojës, nje penallti që na u mohua, e vështirë kur luan pa VAR pasi ja si shkojnë gjërat. Shpejtësia e Brojës ishte shumë e rëndëisshme sot.

Balliu ka luajtur disa ndeshje me ne, ndaj Moldavisë nuk ka qenë pasi ishte i dëmtuar. Ka marrë minutat e tij.

I kënaqur me atmosferën e lojtarëve në grumbullim? Absolutisht shumë i kënaqur. Lojtarët kanë një atmosferë dhe konkurrencë të shëndetshme. Tani kthehen në klubet e tyre dhe kanë 2 muaj kohë për t’u përgatitur. Normal kanë pak tension apo ankth për listën por ky është futbolli. Raporti që ata kanë me stafin është shumë i mirë. Kemi punuar shumë në këtë pjesë, gjerat thuhen në sy dhe kështu kemi krijuar një marrëdhënie të shëndetshme me të gjithë.

Ndaj Kilit i zemëruar, po sot si ndihem? Jam i trishtuar për fatin që nuk fituam apo barazuam. Nuk kam çfarë t’i them lojtarëve për atë që bënë në fushë. Luajtëm me zemër dhe tifozët e bënë të ndiheshim sin ë shtëpi. Duhet t’u transmetojmë shpirtin dhe zemrën në fushë”, – tha ai.