Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj nga Kavaja: Arrestuan Berishën, por nuk menduan se ai do t’u fliste nga lart


Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetar i “Rithemelimit”, Agron Gjekmarkaj gjatë një takimi me demokratët në qytetin e Kavajës, u shpreh se sot partia nuk është në një moment të mirë, pasi liderin e saj e ka të arrestuar.

Gjekmarkaj përgëzoi qytetarët e Kavajës që më 14 maj nuk u tunduan nga zarfet me para, por zgjodhën dinjitetin dhe votën e lirë, e theksoi se pas një viti e gjithë Shqipëria do të jetë e lirë dhe demokratike.

Agron Gjekmarkaj: Në ditën e 26 marsit populli i Kavajës u ngrit  dhe kur ngrihet Kavaja ngrihet e gjithë Shqipëria. Sot kujtojmë protestën e 26 marsin, ditë kur Shqipëria reagoi ndaj diktaturës, duke lënë edhe dëshmorë.

PD në Kavajë ka ngjizjen e vet, altarin dhe horizontin e vet. Sot ne nuk po kalojmë ditë të mira. Kemi liderin e opozitës të arrestuar, në një agresion që i është bërë Kushtetutës. Ata nuk kanë menduar se Berisha do të fliste nga lart, nga qielli duke i befasuar, duke dhënë “shah-mat” në fushë e lirë të demokracisë.

Kemi 12 vite që qeverisë shume keq. Qeverisemi nga një qeveri e cila gënjen, është arrogante dhe di të vjedhë. Ne kemi një detyrim moral t’i përgjigjemi asaj si me 14 maj në Kavajë, ku zgjodhëm një Fisnik.

Erdhën me qese para, por ju zgjodhët dinjitetin, qëndresën dhe votën e lirë ashtu sic ju ka hije. Jam i sigurtë që nën shembullin e Kavajës, pas një viti e gjithë Shqipëria do të jetë e lirë dhe demokratike.