Vendosni fjalën kyçe....

Gjeorgjia kualifikohet për herë të parë në Evropian, eliminon Greqinë


Gjeorgjia shkroi një faqe të re në historinë e saj të futbollit duke u kualifikuar për herë të parë në një kampionat Evropian.

Gjeorgjianët arritën këtë sukses duke eliminuar Greqinë në një ndeshje të tensionuar, të cilën e fituan në penallti. Pas 120 minutave të lojës të luajtura në “Boris Paichadze Dinamo Arena (Tbilisi)”, ndeshja përfundoi pa gola dhe gjithçka u vendos pas ekzekutimit të penalltive.

Kjo kualifikim historik për në Kampionatin Evropian do të mbetet një moment i paharruar për futbollin gjeorgjian dhe një shkëndijë e re për pasionantët e futbollit në vend.