Vendosni fjalën kyçe....

Kompania teknologjike Dell redukton fuqinë punëtore si pasojë e uljes së kostove 


Kompania teknologjike Dell ka arritur që të reduktojë fuqinë e saj puntore me qëllim uljen e kostove që lidheshin me kufizimin e punësimit të jashtëm dhe riorganizimin e punonjësve, tha një përfaqësues. 

 Që nga 2 shkurti 2024, ajo kishte gati 120,000 punonjës, nga rreth 126,000 një vit më parë. 

 Shkurtimet e vendeve të punës vijnë pasi kërkesa për blerjen e kompjuterave kishte rënë në 11% të të ardhurave.

Dell pret që të ardhurat neto për shitjen e PC-ve  të rriten për gjatë gjithë vitin. 

Ndërsa Dell paralajmëroi lidhur me sfidat që po kalonte kompania, pret që kërkesa të përmirësohet dhe mjedisi i çmimeve të jetë më konkurrues në 2025.

Megjithatë, kompania pret që kostot e inputeve të rriten dhe shtoi se ka të ngjarë të ketë ‘ulje të vazhdueshme të të ardhurave neto të bizneseve të tjera të tyre.

Dell shkurtoi 6650 vende pune, kur u përgatit për një recesion të mundshëm dhe kërkesa për kompjuterë personal u pakësua.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters