Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Administrata ka fryrje artificiale për qëllime patronazhimi


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se edhe pse qeveria premtoi uljen e numrit të punonjësve në administratë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ai tha se numri i punonjësve në administrata është dyfishuar, ndërsa qëllimi pas një hapi të tillë sipas kreut të PL është patronaxhimi.

Meta ktheu në vëmendje gjithashtu edhe rritjen e produkteve ushqimore dhe rritjen e kostos së jetesës për qytetarët shqiptarë.

“Çmimet për qumështin, djathin dhe vezën janë rritur me rreth 140 përqind. Mishi 123 përqind, buka 124 përqind, vaji 122 përqind. Është rritur edhe papunësia.

Ndërsa Shqipëria shpopullohet këto 11 vite administrata ka një fryrja artificiale kuptohet me qëllime patronazhimi.

U premtua ulja e numrit të punonjësve por në të vërtetë numri u dyfishua”, tha Meta.