Vendosni fjalën kyçe....

“Në mbështetje të Ambrozias” – Gazetarët protestojnë para kryeministrisë


Gazetarë dhe aktivistë u mblodhën sot para Kryeministrisë në një protestë kundër sjelljes së  të kreut të qeverisë, Edi Rama, ndaj gazetares Ambrozia Meta, si dhe për kërcënimet ndaj gazetarëve Ola Xama dhe Isa Myzyraj.

Ata shprehën shqetësime për kërcënimet ndaj lirisë së fjalës.

Protestuesit kërkuan që gjuha denigruese dhe përbuzëse e Kryeministrit ndaj gazetarëve dhe mediave në përgjithësi të shmangej.

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë gjatë një dalje për mediat preku në sup gazetaren e Syri TV, Ambrozia Meta duke sjellë reagimin e kësaj të fundit e cila i tha që të mos e prekte.  Edhe pse më pas Rama reaagoi për veprimin e tij, ai nuk i kërkoi falje gazetares.

Ditën që Rama kreu veprimin ndaj gazetares asnjë nga kolegët që ndodheshin me të në daljen për shtyp të Ramës nuk reaguan ndaj Kryeministrit, ashtu siç edhe ka ndodhur në rastet e tjera, kur kryeministri ka sulmuar ndonjë prej gazetarëve që i ka prishur rehatin në konferencë.