Autoritetet në Pakistan thanë të martën se pesë shtetas kinezë ishin në mesin e gjashtë personave të vrarë në një sulm vetëvrasës në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, sipas DW.
Shefi i policisë rajonale, Mohammad Ali Gandapur tha se një autokolonë me inxhinierë kinezë ishte shënjestruar nga një kamikaz, i cili përplasi një automjet të mbushur me eksploziv në to.
“Pesë shtetas kinezë dhe shoferi i tyre pakistanez u vranë në sulm”, tha Gandapur për agjencitë e lajmeve.
Zyrtari i lartë i policisë tha se viktimat kishin udhëtuar nga Islamabadi për në kampin e tyre në Dasu në provincën Khyber Pakhtunkhwa – që është vendi i digës hidroelektrike Dasu, aktualisht duke u ndërtuar nga kompania China Gezhouba Group.
Në vitin 2021, një autobus që transportonte inxhinierë në të njëjtin vend u shënua në një sulm që vrau 13 persona, përfshirë nëntë shtetas kinezë.