Vendosni fjalën kyçe....

“Po nxisin krizën e shëndetit mendor të të rinjve” – DeSantis firmos ligjin, i bashkohet Adams-it në betejën kundër rrjeteve sociale


Guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis ka nënshkruar një projektligj i cili  ndalon fëmijët nën moshën 14 vjeç të kenë llogaritë e tyre në mediat sociale.

Në projektiligj thuhet se 14-vjeçarët dhe 15-vjeçarët do të lejohen të kenë llogari me miratimin e prindërve.

Përveç kufizimit të llogarive në mediat sociale për fëmijët, legjislacioni vendos kufizime edhe në faqet pornografike që gjenden në internet.

Projektligji, i njohur si HB 3, kërkon verifikimin e moshës për ata që vizitojnë faqet e internetit me përmbajtje ponografike. Sipas njoftimit ky ligj  hyn në fuqi më 1 janar 2025.

Ky legjislacion e bën Floridën të fundit në vargun e shteteve që miraton ligje ku të rinjve amerikanë do tu kufizohet e drejta për të patur akses në mediat sociale dhe ka të ngjarë vendosë sfida të tjera  ligjore të ngjashme me ato të paraqitura tashmë në shtete të ndryshme në SHBA.

Shtetet duke përfshirë Arkansas, Kaliforni, Luiziana, Ohio dhe Utah kanë paraqitur ide të ngjashme për të rregulluar platformat e teknologjisë. Në shkurt, një gjykatës federal bllokoi përkohësisht ligjin e Ohajos për shqetësimet në lidhje me  shkeljen e  të drejtave në  amendamentin e parë, ku adoleshentëve iu hiqej e drejta për të aksesuar informacionin në internet.

Gjithashtu dhe vitin e kaluar, një tjetër gjykatës federal bllokoi përkohësisht ligjin e Arkansas.

DeSantis vuri veton ndaj një versioni të mëparshëm të ligjit të Floridas, pasi tha se donte të siguronte që çdo legjislacion t’u ofronte prindërve një mundësi të mjaftueshme për t’u përfshirë në vendimet në lidhje me përdorimin e mediave sociale të fëmijëve të tyre, shkruan CNN.

Ndërkohë një muaj më parë Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams është shprehur se administrata e tij ka ngritur një padi kundër kompanive të mediave sociale, duke përfshirë kompaninë Meta e cila përfshin  Facebook dhe Instagram të cilat nxisin krizatnë shëndetin mendor tek të rinjtë.

Padia, e ngritur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, përfshin gjithas YouTube, Snapchat dhe TikTok duke pretenduar se se kompanitë i projektuan qëllimisht platformat e tyre që fëmijët dhe adoleshentët të krijonin varësi në mediat sociale.