Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzimi i urës në SHBA, dhjetëra persona të zhdukur

Rreth 20 persona janë deklaruar të humbur pasi një urë në Baltimore u rrëzua pasi u godit nga një anije.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga uji dy persona, njëri prej të cilive në gjendje të rëndë.

Pasi anija goditi urën, ajo u rrëzua në lumë bashkë me disa makina që ndodheshin sipër.

“Kjo është një ngjarje me viktima masive.” tha Kevin Cartwright, zëdhënësi i Shëbrimit Zjarrfikës të Baltimore.

“Ky operacion do të zgjasë për shumë ditë.” – shtoi ai.

Një video live e postuar në YouTube tregoi anijen duke u futur nën urë në errësirë. Fenerët e automjeteve mund të shiheshin në urë teksa ajo u rrëzua ndërsa anija mori flakë. Reuters nuk mundi të verifikonte menjëherë videot.

Guvernatori i Maryland, Wes Moore shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Ai tha në një deklaratë se shteti “po punonte me një ekip ndërinstitucional për të përdorur menjëherë burimet federale nga administrata Biden”.

FBI shkroi në X se personeli i saj ishte në vendin e ngjarjes. Ura rreth 2.5 kilometra “Francis Scott Key” u ndërtua në vitin 1977 dhe mban emrin e autorit të himnit amerikan.