Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet ura në SHBA pas goditjes nga anija, çasti i frikshëm kur struktura bie në lumë (Video)


Një urë kryesore në Baltimore, Maryland, u shemb pjesërisht të martën në mëngjes, pas u godit nga një anije.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Baltimore i tha NBC News se ishte njoftuar për incidentin në urën ‘Francis Scott Key’, një strukturë e madhe çeliku mbi lumin Patapsco.

“Mund të konfirmoj se policia u njoftua për një shembje të pjesshme ure, me punëtorët që dyshohet se kanë rënë në ujë”, tha detektivi Niki Fennoy në një deklaratë.

Kreu i qarkut Baltimore, Johnny Olszewski, Jr. tha në X se ai ishte në dijeni të incidentit dhe ishte në kontakt me shefin e shërbimit zjarrfikës, kryetarin e bashkisë së Baltimores dhe zyrtarë të tjerë lokalë.

E ndërtuar në vitin 1977, ura është mbi 2.5 kilometra e gjatë dhe mban emrin e autorit të himnit kombëtar amerikan.