Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndante lëndë narkotike me motomjet, arrestohet 19-vjeçari në Lezhë


Një 19-vjeçar është arrstuar nga  policia e Lezhës ka arrestuar, pasi shpërndante me një motomjet pa targa lëndë narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi Eraldo Ndreca.

 

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Vijon zbatimi i masave në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli 2”.

Goditet një rast i shitjes së cannabisit, në doza.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej me motomjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari që shiste dozat e cannabisit.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, që iu gjet këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.

Sekuestrohet edhe motomjeti pa targa, të cilin ky shtetas e përdorte për këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të kontrolleve që kryhen në të gjithë territorin e qarkut, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në aksin rrugor Lezhë-Milot, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një motomjeti, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vazhduar me shpejtësi lëvizjen në drejtim të qytetit të Lezhës.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. N., është kapur dhe vënë në pranga. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi për motomjetin që përdorte për këtë veprimtari kriminale.

Motomjeti pa targa dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. N., 19 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.