Vendosni fjalën kyçe....

Republikanë kërkojnë hetim ndaj veprimtarisë së Jared Kushner-it si kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-ve


Ditën e sotme, republikanët Jamie Raskin, anëtar i Komitetit për Mbikëqyrje dhe Përgjegjësi dhe Robert Garcia, anëtar i Nënkomitetit për Sigurinë Kombëtare, Kufirin dhe Çështjet Jashtë Shtetit, inkurajuan krerët James Comer dhe Glenn Grothman të organizojnë një seancë dëgjimore lidhur me ndikimin e dukshëm të Jared Kushner në tregti dhe për veprimet që ai ndërmori për të përshtatur politikën e jashtme të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, si këshilltar i lartë në Administratën e ish-Presidentit Donald Trump.

“Ju shkruajmë për t’ju inkurajuar të organizoni një seancë dëgjimi lidhur me ndikimin e dukshëm të Jared Kushner në tregti dhe marrëveshjet ‘quid pro quo’ që përfshijnë investime në këmbim të veprimeve zyrtare dhe për të shqyrtuar kërcënimet për sigurinë tonë kombëtare. 

Kërkesa jonë vjen pas pretendimeve se Jared Kushner po ndjek marrëveshje biznesi të reja me shtete të huaja, pikërisht në momentin kur Donald Trump bëhet kandidati i parapëlqyeshëm republikan për presidencën,” shkruanë Anëtarët në letër.

Më 15 Mars, New York Times raportoi se Jared Kushner ishte afër finalizimit të investimeve në Shqipëri dhe Serbi, duke përdorur lidhjet që ai ndërtoi gjatë kohës së tij si këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë. 

Duke ndjekur mundësitë e investimeve në Shqipëri, Kushner dhe këshilltari i tij Richard Grenell, një tjetër ish-funksionar i lartë i Administratës Trump, kanë përdorur hapur marrëdhënien e tyre me Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë, ngai cili presidenti i atëhershëm Trump merrte pagesa antikushtetuese gjatë kohës kur shërbeu si Komandant i Përgjithshëm.

Ky është shembulli më i ri të cilin Kushner po ndjek  për të përfituar nga koha e tij në Shtëpinë e Bardhë. Në një rast tjetër, pak kohë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë ku Kushner promovoi politika pro-saudite, shpesh në kundërshtim me Departamentin e Shtetit, firma e tij e investimeve siguroi një investim prej 2 miliardë dollarësh nga fondi suprem i Arabisë Saudite që drejtohet nga vetë Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, i cili “e anuloi” kundërshtimin nga paneli drejtues e fondit.

Kryetari Comer pranoi se sjellja e Kushner “kaloi masën e etikës” dhe premtoi që Komiteti i Mbikëqyrjes do e hetonte.

Megjithatë ai ka lejuar që Kushner të anashkalojë dhe të mohojë në mënyrë të përsëritur përpjekjet e Demokratëve të Komitetit për të marrë informacionin e nevojshëm dhe për të shqyrtuar punët e tij në biznes. 

Javën e kaluar, Republikanët e Komitetit votuan kundër një propozimi të anëtarit Raskin për të thirrur si dëshmitar në një seancë dëgjimore në Komitet dhe për t’ji përgjigjur pyetjeve rreth marrëdhënieve të tij financiare me qeveritë e huaja.

“Ky Komitet nuk mund të pretendojë se është duke ‘hetuar përpjekjet e shtetasve të huaj për të shënjestruar dhe detyruar anëtarë të lartë të qeverisë së SHBA-së duke ofruar para ose avantazhe të tjera në këmbim të veprimeve të caktuara’, ndërsa vazhdon të neglizhojë këto çështje.  Prandaj, ju inkurajojmë të bashkëpunoni me ne për të hetuar përfundimisht pranimin e miliarda dollarëve nga qeveritë e huaja në marrëveshje që duket se janë “quid pro quo” për veprimet që ai ndërmori si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë në Administratën e Donald Trump,” përfunduan anëtarët.

Për të lexuar letrën e plotë (kliko këtu)

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Oversightdemocratshouse