Vendosni fjalën kyçe....

“Beleri”/ Raportuesja për Shqipërinë: E keqardhur për deklaratën e Greqisë, presim të flasë drejtësia


Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos, tha sot se kishte keqardhje per qëndrimin e Greqisë për rastin e Fredi Belerit.

Në një deklaratë nga Tirana ku ndodhet, Santos theksoi se duhet pritur vendimi i gjykatës, që po merret me çështjen në fjalë.

Zyrtarja e BE-së tha gjithashtu se do flasë pasi të vendosë drejtësia.

“Jam e keqardhur për këtë lloj deklaratë nga Greqia. Aq sa di, autoritetet gjyqësore po bëjnë punën e tyre. Është një çështje që lidhte me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë, duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore ndaj duhet të presim vendimin e gjykatës. Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do sanksiononin apo do bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor bota do ishte e tmerrshme. Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen jam mjaft e vëmendshme ndaj kësaj çështje po i ndjek informacionet, por ajo që mund të them është se po pres për vendimin.” – tha Santos