Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët britanikë vizitë në selinë blu, priten nga Bykybashi dhe Vokshi


Bordi Këshillimor Ndërpartiak i Fondacionit Westminster For Demokracy (WFD), i përbërë nga deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Britanik bëri një vizitë në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Në përbërje të delegacionit ishin Znj. Wendy Morton, Deputete e Parlamentit Anglez-Partia Konservatore, ish-Ministre Shteti për Çështjet Europiane dhe ish-Sekretare e Parlamentit për Thesarin e Shtetit; Z. John Grogan, ish-deputet i Partisë Laburiste Britanike (1997-2019), aktualisht kandidat në zgjedhjet parlamentare-2024; Z. Stephen Gethins, ish-deputet dhe ish-zëdhënës për Çështjet Ndërkombëtare dhe Evropiane për Partinë Kombëtare Skoceze.

Delegacioni britanik u prit nga nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, deputetja Albana Vokshi, Shefja e Departamentit me Jashtë, Ilda Zhulali dhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit të PD, Akil Kraja.

Gjatë shkëmbimeve përfaqësuesit britanikë vunë në pah rolin e PD në themelimin e pluralizmit në vend dhe theksuan që Partia Demokratike është vijuese e kësaj trashëgimie.

U evidentua gjithashtu miqësia e patjetërsueshme mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, dhe kjo marrdhënie është materializuar edhe në lidhjet e shkëlqyera mes PD dhe Partisë Konservatore Britanikë.

Deputetët britanikë rikonfirmuan vijimin e bashkëpunimit në organizimin e primareve, mbrojtjen e zgjedhjeve, Kodit të Etikës të PD, si “një parti që mund të drejtojë vendin”.

Në bisedë u fol gjithashtu për sulmin e pashembullt ndaj opozitës shqiptare. Partnerët anglezë ishin mëse të informuar për situatën politike në vend.

Qëllimi i vizitës së përfaqësisë britanike ishte “të diskutojnë me aktorët politikë shqiptarë, Parlamentin, Partitë Politike dhe Shoqërinë Civile mbi situatën dhe zhvillimet e rëndësishme në vend, mbështetjen e dhënë nga WFD për Parlamentin dhe partitë politike, si dhe cilat janë prioritetet për vitet në vazhdim”.