Vendosni fjalën kyçe....

I arrestuar për shpërdorim detyre, Jorgo Goro shfaq probleme shëndetësore, përfundon në spital


Pas qëndrimit të tij në qeli, pasi ndodhet i arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka përfunduar në spital.

Mësohet se Goro nuk është ndjerë mirë mbrëmë nga ana shëndetësore, ndaj dhe autoritetet e burgut e kanë transferuar atë për ndihmë mjekësore në QSUT.

Sipas informacioneve Goro vuan nga probleme të zemrës dhe me tensionin. Kujtojmë se sot Goro ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryebashkiakut.