Vendosni fjalën kyçe....

Mandati i Olta Xhaçkës/ Rithemelimi letër Nikollës: PS-ja të heqë dorë nga injorimi i vendimeve të Kushtetueses


Grupi parlamentar i PD i është drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.

Në letrën e cila mban firmën e Gazment Bardhit, theksohet se maxhoranca po pengon drejtësinë dhe se mos zbatimi i vendimit të Kushtetueses shihet si mesazh për SPAK-un.

Në letër theksohet se mos zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese krijon bindjen në opinionin publik se po i ofrohet mbrojtje politike e paprecedentë një deputeteje.

Sinjali për Prokurorinë e Përgjithshme sipas grupit parlamentar është që të mos hetohet deputetja  e mazhorancës dhe familja e saj për implikimin e mundshëm në tjetërsimin e paligjshëm të pronave publike.

Mesazhi për SPAK sipas demokratëve është edhe për mos hetimin e autoriteteve përgjegjëse, përfshirë kryeministrin Edi Rama për dhënien e titullit Investitor Strategjik për familjen e deputetes Xhaçka.

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri